Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Von der Leyen: Do të ndihmojnë Shqipërinë për rimëkëmbje dhe për negociatat

Von der Leyen: Do të ndihmojnë Shqipërinë për
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Von de Leyen shprehu mbështetjen e saj  për të ndihmuar Shqipërinë për rimëkëmbje dhe për procesin e integrimit në BE.

Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Na duhet të prezantojmë një metodologji të re brenda Samitit të Zagrebit.

Do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kroacia është vendi i fundit dhe e ka eksperiencën e freskët. Metodologjia e re do të jetë komplekse dhe do ta prezantojmë së shpejti. Do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë që dera për ta të jetë e hapur dhe që të çelim negociatat. Duhet të plotësojnë kriteret  të dyja vendet. Jam e sigurt se do të kemi sukses lidhur me këtë", tha ajo./E.B-dritare.net