Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlora Çitaku me Bezos: Ja çfarë thotë ajo!

Vlora Çitaku me Bezos: Ja çfarë thotë ajo!

Ambasadorja e  Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është një ndër femrat më të suksesshme si dhe njihet për një nga politikanet më me stil. Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka publikuar para  pak orësh një foto me bosin e 'Amazon' Jeff Bezos.

Ambasadorja në komentin e saj krahas fotos me Bezos thekson se Amerika nuk është e veçantë vetëm për fuqitë e mëdha ushtarake që ka, por edhe për shkak të njerëzve me potencial inovativ si Bezos. Kjo është hera e dytë që Çitaku takohet me Bezos, dhe shprehet se është ndier mirë për faktin që bosi i Amazonës e mban mend kur ata ngritën dolli për Kosovën tre vite me parë.

" Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish ? 

U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.

Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur.

Amerika është e madhe!"-shkruan Citaku./A.C/dritare.net