VKM e munguar lidhur me minimumin jetik për fëmijë, penalizon ditë pas dite secilin prej tyre!
E Hënë 21 Tetor 2019, 20:08
Dritare.net
Av.Denisa Daka
Ende nuk ka një studim të mirëfilltë lidhur me minimumin jetik për fëmijë, nismë që ka mbetur rrugës që në krye të herës për shkak tē vullnetit të munguar të insitucioneve përgjegjëse përgjatë këtyre 30 viteve e për pasojë nuk ekziston një VKM orientuese e detyruese për këtë qëllim.
Procese të shumta të zgjidhjeve të martesave në gjykatat shqiptare, ekspozojnë rast pas rasti problemin e përcaktimit apriori të minimumit jetik për fëmijë, i cili nuk përkon kurrsesi me plotësimin e nevojave bazike të tyre.
Minimumi jetik caktuar në masën 8000 lekë në muaj në favor të një fëmije, (në rastet kur prindi jo kujdestar rezulton i papunë apo punon në të zezë), rezulton diskriminues për cdonjerin prej tyre e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të tyre.
Mungesa e references së një akti të tillë, ka prekur drejtpërsëdrejti mijëra fëmijê përgjatë kêtyre viteve e vijon të prekë sërish të tjerë, përmbushjen e nevojave bazike të tyre posacërisht.
Nevoja e kahershme e trajtimit specifik të këtij problemi me specialistë të fushës, një studimi të mirëfilltë gjithashtu, duke i hapur rrugë rishikimit të kuadrit ligjor për këto arsye, janë kërkesa imediate tashmë të cilat duhen konsideruar prioritet, për t'i hapur rrugë krijimit të një standarti tê gjithëpranuar i cili të presupozojë plotësimin e nevojave fizike, psikologjike dhe sociale të çdo fëmije këtu.
Situata me këtë kategori fëmijësh jo veç për këtë shkak, është më e rëndë sesa duket./ Dritare.net