Videot intime të personazheve publike, reagon Aurela Gaçe
Dritare.net

Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video intime që pretendohet se u përkasin personazheve të njohura publike. Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime është edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me këto materiale. Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime që, sipas saj, janë të pabazuara dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik. Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej videove për të cilat po aludohet dhe se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje!
Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.", shkruan këngëtarja./K:C/dritare.net