
Video/ Superndeshja mes Mançester Sitit dhe Totenhamit, 5 gola në 20 minuta!
E Mërkurë 17 Prill 2019, 21:09
Dritare.net

Ka qenë futbollisti i bluve të Sitit, Sterling ai që ka shënuar i pari në minutën e katërt. Por koreano-jugori Son, që po kalon një formë të pabesueshme, ka shënuar 2 herë radhazi për të kaluar Totenhamin sërish në avantazh, në minutat 7-të dhe 10-të.
Megjithatë e shpejtë ka qenë përgjigja e djemve të Guardiolës, të cilët vetëm një minutë më vonë shënuan golin e barazimit me Bernardo Silvën, dhe më pas në minutën e 21-të me Sterling u rikthyen në avantazh./D.B/Dritare.net

















