
Video/ Shtyhet çelja e negociatave, Vasili: Urime të marrit të Surrelit
Dritare.net

“Urime të marrit të Surrelit se nuk paska “çelur” negociatat!? Mirë që ky i marrë nuk ia hapi negociatat Shqipërisë, por duhet t'i kërkojmë ndjesë edhe Maqedonisë së Veriut që ia shtymë vendimin për në tetor”, shkruan Vasili, i cili thekson që me Ramën në krye nuk ka çelje negociatash as pas 10 vitesh.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
"Urime të marrit të Surrelit se nuk paska “çelur” negociatat!? Mirë që ky i marrë nuk ia hapi negociatat Shqipërisë, por duhet t'i kërkojmë ndjesë edhe Maqedonisë së Veriut që ia shtymë vendimin për në tetor. Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe këto pak ditë do t'u rikthejë edhe vizat shqiptarëve brenda 30 qershorit, se çelje negociatash me këtë të marrë nuk ka as pas 10 vjetësh. Edhe disa pyetje……për Mashtruesin Rama. Po shampanja që u hap vjet për hapjen imagjinare të negociatave ku vajti? Po dekoratat e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht? Po për vandakun e gënjeshtrave a do kërkojë falje ky i marrë? Në qoftë se i ka harruar gënjeshtrat po ja kujtojmë me këtë VIDEO dhe ishalla nuk thotë edhe që nuk është ai”, Shkruan Vasili./e.k-Dritare.net

















