Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rikthehet Flori Mumajesi

Video/ Rikthehet Flori Mumajesi
Pas një shkëputje të gjatë në muzikë, por edhe në rrjetet sociale, është rikthyer tanimë këngëtari mjaft i dashur Flori Mumajesi.

Mumajesi, përmes një video në Instagram, falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa paralajmëron projekte të reja muzikore.

“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Kam humbur diçka që është shumë e rëndësishme, që është mirënjohja, u jam mirënjohës atyre që më kanë shkruar, mesazhe që më kanë uruar, kanë qenë, familjarë, miq, kolegë , të njohur dhe të panjohur. Cdo urim ka qenë një përqafim ka qenë një motivim për të qenë shumë shpejt sa më pranë jush, qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës. Faleminderit për cdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça për çdo urim dhe shëndetshëm e të lumtur. Faleminderit,”-dëgjohet të thotë Flori në video mesazhin në Instagram./ I.M-Dritare.net

View this post on Instagram

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on