Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Nëna ikën me dashnorin për 9 ditë, lë fëmijët vetëm në shtëpi. Ja çfarë u ndodh atyre!

Video/ Nëna ikën me dashnorin për 9 ditë, lë
Mediat britanike kanë publikuar sot pamjet që të copëtojnë zemrën nga brenda banesës së vogël ku kanë qëndruar të mbyllur dy fëmijë për më shumë se 9 ditë dhe ku fatkeqësisht njëri prej tyre u gjet i vdekur dhe njëri në kushte të rënda për jetën. Bëhet fjalë për Vladislava Podchapko, 20 vjeçarja e cila kishte lënë djalin e saj Daniil, vetëm 23 muajsh, dhe vajzën Anna, të vetëm në banesën e saj, ndërsa ajo kishte shkuar të qëndronte në shtëpinë e dashnorit të saj për nëntë ditë.

Nuk kishte ushqim në shtëpi përveç një pakoje me ëmbëlsira, sipas raporteve të medias lokale në Kiev, Ukrainë. Kur Podchapko u kthye në banesë, Daniil kishte vdekur dhe Anna ishte pa ndjenja dhe e sëmurë rëndë.

Provat kanë treguar se fëmijët janë ushqyer gjatë këtyre ditëve me muret të cilat u gjetën të gërryer. Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar fëmijët duke qarë dhe ulëritur por pavarësisht kësaj askush nuk kishte hyrë në banesë të shihte se çfarë po ndodhte. Nëna u arrestua nga policia dhe tani përballet me akuza që rrezikojnë të dënohet me deri në tetë vjet burg. Në momentin e ndalimit ajo u përgjigj: “Unë nuk e dija se fëmijët mund të vdisnin”.