
Video/ Atmosfera nga koncerti i Dua Lipës në Tiranë. Ja kush e prezanton!
Dritare.net

Është lajmëruar edhe më parë koncerti i shumëpritur i këngëtares me famë botërore Dua Lipa.
Pritet që pjesëmarrja në koncert të jetë e lartë. Vetë këngëtarja është shprehur shumë e ekzaltuar për koncertin live në Tiranë. Një ditë më parë ajo performoi live përpara publikut kosovar në Prishtinë dhe koncerti pati shumë sukses dhe pjesëmarrje të lartë.
Më poshtë do të ndiqni ekskluzivisht atmosferën paraprake të krijuar në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Në video zbulohet gjithashtu se kush do ta prezantojë koncertin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipës. Ajo është Kristi Ziçishti. Prezantuesja nuk është fytyrë e panjohur për ekranin. Ajo është moderatore në TVSH. Bukuroshja gjithashtu vjen nga pasarelat e ‘Miss Shqipëria’ dhe është gjithashtu vajza e deputetit socialist Ylli Ziçishti. “Na vjen keq për ata që janë me pushime në Dhërmi. Na kanë zili ne”, ka qenë fjalia nisëse e prezantueses Ziçishti./ Ekspress

















