Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Durrësit

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Durrësit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arjan Balliu.

Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK  për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkelje dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra./E.B-dritare.net