Vendimi i Gjykatës për Tahirin, reagon Basha

Pasi Gjykata e Shkallës së Parë te Krimet e Rënda dha vendimin për Saimir Tahirin, duke e dënuar me 3.4 vjet shërbim prove, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se vendimi ishte i turpshëm, duke mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Ramës, i cili sipas tij, ka mbushur vendin me drogë.

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.”-shkruan Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Pse të rinjtë sot janë të palumtur?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.