Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendimi i çuditshëm i gjykatës. Infarkti gjatë seksit në udhëtim pune, dëmshpërblehet si aksident në vend pune.

Vendimi i çuditshëm i gjykatës. Infarkti gjatë seksit
Megjithëse askush në botë nuk mund të jetë aq i praruar për grevë sa punonjësi francez, punonjësit në Francë kanë mbrojtje të jashtëzakonshme ligjore siç vërteton një vendim i fundit nga një gjykatë e apelit në Paris.

Gjykata e apelit ka vendosur të quaj :aksident në vendin e punës” nëse të ndalon zemra kur je duke bërë seks në një udhëtim pune dhe do të dëmshpërblehet si i tillë. Ky vendim buron nga një rast i vitit 2013 që përfshinte OST, një kompani ndërtimi dhe punonjësin e saj të ndjerë.

Kompania argumentoi se ajo nuk mund të mbaj përgjegjëse për vdekjen e punëtorit, pavarësisht nga fakti se ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai ishte në një detyrë, sepse shkaku i vdekjes së tij, arrest kardiak pas seksit, nuk kishte lidhje me punën që u dërgua. OST argumentoi që punonjësi nuk ishte as në dhomën e hotelit të siguruar nga kompania gjatë takimit.

Megjithatë, gjykata e quajti aksident në vend pune, dhe argumentoi se “aksident pune, sipas ligjit francez, është diçka që ndodh gjatë punës”. Dhe i punësuari ishte në atë udhëtim për shkak të punëdhënësit./Panorama