
Vdekja e Fatos Arapit, ja mesazhi i Kadaresë!
E Enjte 11 Tetor 2018, 22:10
Dritare.net

Kadare e ka vlerësuar jetën e veprës së Arapit si një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka
“Pas ikjes së Dritëro Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit. Shkrimtar i rëndësishëm me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrire në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe.
Ismail Kadare
Tirane, 11.10.2018”!”-shkruan Kadare./ I.M-Dritare.net

















