Nënkryetari i LDK- së, Lutfi Haziri në një prononcim për mediet nga Kosova, tha se liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë ulur në tryezën e bisedimeve. Sipas tij janë qetësuar ujërat në të dy kampet. Haziri u shpreh për mediat e Kosovës, se përplasjet mes dy partive janë ndalur, për t'i lënë vendin marrëveshjeve. Në këtë fundjavë në media u raportua se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte shkuar në shtëpinë e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, në fshatin Prapashticë. Siç duket nënshkrimi i një marrëveshjeje është fare pranë./L.F-dritare.net