Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U diagnostikua me kancer, aktorja rrëfen si e përjetoi: Mendova se ishte gabimi mjekëve

U diagnostikua me kancer, aktorja rrëfen si e përjetoi: Mendova se
Aktorja Julie Walters, në një intervistë për mediat e huaja, ka zbuluar se 18 muaj më parë ajo ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë. Ylli 69-vjeçar, rrëfeu se si e kishte përjetuar këtë moment të vështirë të jetës së saj.

“Mendova se ishte një gabim. Nuk doja ta besoja. I thashë mjekëve ta rishikonin edhe një herë rastin tim”. Por kjo ishte vetëm në mendjen e aktores, pasi mjekët nuk kishin gabuar aspak.

Ajo kujton ende momentin kur ia tha bashkëshortit të saj.

“Unë nuk do ta harroj kurrë fytyrën e tij në ato momente. Më pa dhe i rrodhën lotët”.

Aktorja i është nënshtruar një operacioni, po kështu edhe seancave të kimioterapisë. Ndryshe nga siç ndodh zakonisht, aktores nuk i kanë rënë flokët. Në lidhje me profesionin e saj ajo ende nuk i është rikthyer filmave. Mbase shprehet aktorja, kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë./L.F-dritare.net