Na ndiqni edhe në

Arkiv

Tur nga jugu në veri, turistja spanjolle: Jam e mahnitur, do rikthehem në Shqipëri

Tur nga jugu në veri, turistja spanjolle: Jam e mahnitur, do rikthehem
"Jam e mahnitur", kjo ka qenë përshtypja e një turisteje spanjolle, ndryshe nga eksperienca e hidhur që pësoi familja spanjolle disa ditë më parë, gjatë pushimeve ne vendin tonë.

Marta Guilera është një blogere e cila ka pasion udhëtimet.

Këtë vit ajo kishte përzgjedhur të vizitonte Shqipërinë. Nga Thethi në Shkodër, Berat, Korçë, e Tiranë, ajo shprehet se është e mrekulluar nga natyra.

Mbi të gjitha shprehet Marta, ky vend ka një histori interesante dhe një pasion për heroin kombëtar, Skënderbeun.

"Do të rikthehem në Shqipëri, pasi kam parë vetëm majën e ajsbergut. Shihemi së shpejti" shkruan Marta./L.F-dritare.net