Trump: Mund të ndalojmë cigaret elektronike
Dritare.net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë gazetarëve këtë të mërkurë se vendi ka një problem me avullimin, ndërsa këshilltari i tij i lartë shëndetësor, tha që Administrata e Ushqimit dhe Barnave, po synon të heqë të gjitha cigaret elektronike me aromë nga tregu.
Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar u tha gazetarëve pas një takimi me Trump në Zyrën Ovale se fëmijët po bëheshin të varur nga nikotina falë aromave tërheqëse të cigareve elektronike, dhe se FDA po punonte në një "dokument udhëzues" që do të çonte në një ndalim të të gjitha aromave të tjera, veç aromës së cigares, shkruan Dritare.net
Gjashtë vdekje kanë qenë të lidhura me këto cigare, së fundmi dhe zyrtarët e Shëndetit Publik të SHBA-së po hetojnë 450 raste të sëmundjes së mundshme të mushkërive të lidhura me avullin në 33 shtete dhe një territor amerikan.
Hetimi mbarëkombëtar i udhëhequr nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA nuk ka lidhur përfundimisht sëmundjet me ndonjë produkt apo përbërës specifik të cigareve elektronike, megjithëse zyrtarët shëndetësorë kanë shprehur dyshime për efektet e thithjes së vitaminës E acetate./ I.M-Dritare.net