Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tronditet koalicioni qeverisës në Gjermani/ Dorëhiqet kreu i SPD

Tronditet koalicioni qeverisës në Gjermani/ Dorëhiqet kreu i SPD
Ka dhënë dorëheqjen kryetarja e SPD-së në Gjermani, Andrea Nahles. Nahles ka vendosur që të hënën (3.06.2019) t'ia paraqesë krerëve të partisë SPD dorëheqjen e saj nga kreu i partisë. Ndërsa një ditë më vonë, të martën, do të japë dorëheqje edhe nga posti i kryetares së grupit parlamentar në Bundestag.

SPD-ja është në koalicion me partinë CDU/CSU, të kancelares, Angela Merkel.

Kjo dorëheqje vjen për shkak se SPD-ja ka marrë një rezultat shumë zhgënjyes në zgjedhjet evropiane dhe ka kaluar si  partia e tretë në Gjermani./K.C/dritare.net