Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tre histori 8 Marsi, Tiranë-Athinë-Stamboll

Tre histori 8 Marsi, Tiranë-Athinë-Stamboll
Dita Ndërkomëtare e Gruas është një festë, e cila çdo 8 mars festohet në shumë vende të botës. Si festë, ka në qendër gruan dhe rritjen e vlerave të saj. Mënyra se si festohet 8 Marsi ndryshon nga një shtet në tjetrin. Dritare.net sjell tre këndvështrime të ditës së gruas, nga 3 shtete ( Turqi, Greqi dhe Shqipëri)

Shqipëri (Tiranë)

Atmosfera e festës së 8 Marsit në Shqipëri mbërrin më para se vendet e tjera sepse është festa pasuese e 7 Marsit. Është një festë shumë e dashur për femrat, gratë dhe nënat. Dhuratat që marrin janë nga ajo më simbolike të festës, që janë lulet deri te dhuratat më të shtrenjta. Në Shqipëri për një kohë jo të shkurtër, festa e gruas është njohur si festa e nënës, por vitet e fundit ky përceptim i gabuar ka ndryshuar. 8 Marsi tani festohet nga të gjitha femrat, disa mjaftohen me një shëtitje me njerëzit e tyre të dashur apo me një drekë ose darkë. Ndërsa një pjesë tjetër e vazhdojnë festën edhe gjatë orëve të vona të natës nën ritmin e muzikës dhe shoqërinë e striptistëve meshkuj.

Greqi (Athinë)

Në Greqi, 8 Marsi festohet ndryshe. Njerëzit e konsiderojnë si festë të femrave në tërësi dhe jo të nënave siç keqinterpretohet në disa vende të botës. Kur vjen 8 Marsi dhe vajzat shkojnë në shkollë, marrrin urime nga shokët e klasës, është ndjesi shumë e bukur që djemtë dhe burrat tregojnë respekt. Burrat në Greqi e respektojnë shumë festën e femrave pasi e dinë vlerën që ka një grua në shoqëri, ku vite më përpara femrat ishin ato që diskriminoheshin më së shumti. Në vende të ndryshme akoma dhe sot e kësaj dite, femrat diskriminohen dhe janë ato që tregohen me gisht. Vajzat, gratë dhe mamatë marrin urime pafund, ndonjëherë marrin edhe ndonjë dhuratë të vogël si: trëndafil, bizhuteri ose ndonjë parfum që nuk kushton shumë shtrejntë, por nuk ka shumë rëndësi sesa e shtrejntë do të jetë dhurata apo a do të marrin dhuratë, mjafton respekti dhe mirënjohja që tregojnë partnerët , vëllezërit, baballarët si dhe shokët e tyre.

Turqi ( Stamboll)

Dita e Gruas është një festë e veçantë në Turqi. Atje gruaja ka një rol të rëndësishëm edhe pse dytësor, pasi rolin kryesor e luajnë burrat. Gratë turke, këtë ditë të shënuar mundohen ta kalojnë sa më mirë. Një drekë apo darkë me shoqet e tyre, nje urim i veçantë nga familja apo edhe një dhuratë e bukur që atyre mund t’u bëhet. Shëtitja në vendet më të frekuentuara është edhe një zgjidhje e grave turke për t`u organizuar në ditën e tyre. Edhe bizneset e shumta si ato të veshjeve, këpucëve apo edhe të ushqimeve bëjnë ulje për gratë me rastin e festës së tyre. Konferenca të shumta nga organizata të ndryshme mbahen me rastin e Dites së Gruas dhe kjo për t`u bërë thirrje grave të luftojnë për të drejtat e tyre.Por urimet më të mira gratë turke i marrin  nga vipat turq që urojnë jo vetëm nënat, gratë, dhe motrat e tyre, por të gjithë gratë e vendit. Nje gjest i këndshëm vjen edhe nga njerëzit e fondacioneve të ndryshme, ku  çdo gruaje që kalon në rrugë i jepet nje trëndafil me rastin e festës së tyre. Programet e ndryshme televizive në ekranet turke në nder të festës së gruas nuk mungojnë .

Sido që 8 Marsi festohet, e rëndësishme është që çdo ditë e më shumë femrat po provojnë se janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe kontributi i tyre luan rol të pazëvendësueshëm./ Tre vajzat që kanë sjell këtë tregim jetojnë Tiranë-Athinë-Stamboll. E.B, D.M, M.S-dritare.net