Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tre gjimnazistet shqiptare në garën e teknologjisë në Kaliforni/ Ja çmimi që kanë fituar!

Tre gjimnazistet shqiptare në garën e teknologjisë në
I mbani mend tre vajzat shqiptare që garonin në Kaliforni për aplikacionin e tyre që u vinte në ndihmë grave të dhunuara? Ata kanë fituar çmimin e parë.  Aplikacioni i ndërtuar prej tyre, përmbledh të gjithë numrat telefonikë që mund të marrin gratë në një situatë të caktuar. Jonada Shukarasi, Dea Rrozhani dhe Arla Hoxha, gjimnaziste në Tiranë, kanë mahnitur jurinë në sfidën e organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë . Në një intervistë për Zërin e Amerikës ata shprehen se kjo fitore tregon se jo vetëm djemtë siç është krijuar stereotipi janë të zotë në teknologji. Kjo fitore e tyre dëshmon se edhe vajzat edhe pse nuk marrin aq  shumë mbështetje nga mësuesit e IT-së, janë po aq madje, edhe më shumë të zonja./L.F-dritare.net