Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të dënuar për vrasje/ Tre emrat e shumëkërkuar nga policia

Të dënuar për vrasje/ Tre emrat e shumëkërkuar nga
Policia e Shtetit, ka publikuar sot 3 emrat të cilët janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.  Tre personat në fjalë, janë shpallur në kërkim pasi janë të dënuar me nga 25 vjet burg, nën akuzën e vrasjes. Ja kush janë ata:

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 22.07.2000,  Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.  Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”./L.F-dritare.net