

“Po, prej një jave nuk punoj më për Top Channel. Arsyet janë parimore (si rëndomtë në të tilla raste). Une jam vetëdeklaruar në Bruksel dhe kam një NIPT mbi të cilin faturoja TCH për artikujt, që blinte. Rezulton se, uniletarisht dhe pa informuar për plot dy muaj , TCH ka ndryshuar tarifat, sipas oreksit të Drejtorit te Informacionit Sokol Balla”- ka sqaruar vetë gazetarja Tozaj për InfoMedia Albania.
Shumë njerëz janë suprizuar kur kanë parë sot Arta Tozaj që raportonte për sulmet terroriste në Bruksel, sa në Ora News sa tek News 24, ndërsa deri dje raportimet e saj ishin vetëm për Top Channel dhe Top News.
Kështu që prej 2 muajsh nga Top Channel është larguar gazetarja e çështjeve sociale Klodiana Kapo e cila punonte në redaksionë e informacionit në TCH që prej hapjes së televionit. 1 javë më parë, edhe gazetarja e politikës Rovena Moçka zgjodhi të pranonte një ofertë për të punuar si zëdhënëse në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Por largimi më i bujshëm është ai i drejtorit të zyrës se TCH në Maqedoni, Kim Mehmeti, i cili ende nuk është prononcuar për ikjen.

















