
Tmerr në Shkodër, 2-vjeçari ndërron jetë pasi ra nga kati i 6-të i pallatit
E Mërkurë 29 Maj 2019, 16:04
Dritare.net

Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës Dervishbeg, ndërkohë nuk dihen shkaqet e rënies së foshnjës nga një lartësi aq e madhe.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /e.k-Dritare.net

















