Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thaçi, letër Kurtit: Krijo qeverinë ose hap rrugën!

Thaçi, letër Kurtit: Krijo qeverinë ose hap rrugën!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtit.

Duke i bërë me dije se është një pritje të përgjigjes, siç i kishte premtuar për takim konstruktiv, por se ende nuk e ka pranuar propozimin për mandatarin e Qeverisë, Thaçi i shkruan se qytetarët e Kosovës po presin funksionalizimin e qeverisë dhe presin nga ai si President të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër", thuhet në letrën ku edhe theksohet Pika 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”./E.B-dritare.net