Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmet në 23:30? Xhaçka përgënjeshton njoftimin

Tërmet në 23:30? Xhaçka përgënjeshton njoftimin
Qytetarët në Tiranë e Durrës janë të tmerruar, pasi disa njoftime në rrjetet sociale kanë lajmëruar për një tërmet 6 ballë në orën 23:30.

Kryeministri Rama ka mohuar lajmin, ndërsa edhe ministrja Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar këtë njoftim, duke e quajtur njoftim kriminal.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.”, ka sqaruar Ministria e Mbrojtjes./ I.M-Dritare.net