Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

TEC i Vlorës me koncesion, Gjiknuri firmosi kontratën më 31 dhjetor

TEC i Vlorës me koncesion, Gjiknuri firmosi kontratën më 31
Termocentrali i Vlorës i cili kushtoi 130 milionë dollarë, por nuk u vendos asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion. Ministria e Transportit dhe Energjitikës ka firmosur në datën 31 dhjetor 2018 hapjen e proceduarve për ta dhënë për 20 vjet me koncesion TEC.

Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, do të investohen edhe 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë, në gaz,  për të ulur shpenzimet.

Në dokumentet parapake të tenderit, Ministria nuk ka marrë përsipër blerjen e energjisë që do të prodhojë privati nga TEC-i. Burime nga Ministri thonë se fillimisht do të priten ofertat, e në bazë të tyre do të negociohen.

Ka qenë kompania italiane “Technimoni” ajo që ka ndërtuar termocentralin e Vlorës në vitin 2011, dhe e dorëzoi jo funksional, me defekte. TEC nuk ka prodhuar asnjëherë energji elektrike./E.B-dritare.net