Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të hënën ngrihet SPAK/ Emërohen 8 prokurorët e parë, hapet gara për kryetar!

Të hënën ngrihet SPAK/ Emërohen 8 prokurorët e
Ditën e hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka njoftuar se do të emërojë 8 prokurorët e Prokurorisë Anti-korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sipas KLP, po këtë ditë do të hapet edhe gara për kryetarin e kësaj njësie speciale, që si synim ka hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorjapranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. / I.M-Dritare.net