
Të dielën ndryshon ora, shkon 60 minuta para
E Shtunë 24 Mars 2018, 12:12
Dritare.net

Pas mesnatës akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta para. Në orën 2 pas mesnatës ora do të shënoj 3.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, njëherë në muajin mars dhe njëherë në muajin tetor kur hyjmë në sezonin e dimrit.
Tani me ndryshimin e orës dita do të jetë më e gjatë ndërsa nata më e shkurtër.
Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Europë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Eurodeputetët kanë propozuar heqjen e orës dimërore, me argumentin se përfitimet nga dita më e gjatë janë më të mëdha për qytetarët./E.B- dritare.net

















