

Ky infusion është i vlefshëm edhe për djemtë dhe për vajzat, si edhe për ata që kanë probleme të trashëguara, gjenetike, apo ndonjë çrregullim hormonal të lehtë, në rastin e vajzave. Infuzioni me rozmarinë është një zgjidhje e lehtë, ekonomike dhe natyrore.
Të gjitha përfitimet e rozmarinës
Rozmarina ka veti terapeutike mbresëlënëse dhe të dobishme. Është analgjezike, antioksidante, antiseptike dhe antibakteriale, shumë e dobishme për të ftohtit, kollën dhe temperaturën, antidepresant; anti-inflamator, funksionon edhe në lëndimet e muskujve, qetësues, duke vepruar në dhimbje koke, dhimbjet e dhëmbit, reumatizmës, antiviral, përdoret në rastet e diarresë apo gjakderdhje, ekspektorant, dezinfektues, ndihmon tretjen e ushqimit dhe pastrimin e mëlçisë. Rozmarina forcon kujtesën dhe shërben edhe si aromatirues për dhomën.
Infuzion me rozmarinë për flokët
Të gjitha këto përfitime shëruese japin rezultate më të mira në flokë. Rozmarina rregullon zbokthin dhe i bën flokët me shkëlqim dhe më të bukur, duke ndihmuar edhe personat që kanë flokë me yndyrë.
Rozmarina gjithashtu vonon daljen e thinjave dhe zvogëlon humbjen e tepërt të flokëve, duke stimuluar rrënjët, duke rritur furnizimin me gjak të lëkurës. Në këtë mënyrë ndihmohet rritja e flokëve.
Si përgatitet infuzion me rozmarinë
Infuzioni me rozmarinë mund të aplikohet në flokë, duke e lënë atë për 10-15 minuta. Për të përgatitur një infusion, hidhni ujë në një enë dhe vendoseni të valojë. Fikni sobën dhe shtoni një lugë çaji gjethe rozmarine për filxhan, mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta.
Filtrojeni infuzionin dhe pijeni atë të ngrohtë apo ta aplikoni në flokë, pasi të jetë ftohur. Nëse aplikohet në lëkurën e flokëve, ato do të kenë ngjyrë pak më të errët. Ata që kanë flokë të çelur, ose bjondë duhet të përgatisin një infuzion më pak të koncentruar.
Përgatiti: Brikena Dervishaj/shije.al

















