Tashmë i pavarur financiarisht, por ja sa është pasuria neto e princ Harryt!

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe kanë deklaruar se duan të bëhen të pavarur financiarisht. Pra, në mënyrë të natyrshme të gjithë i bëjmë vetes një pyetje: “Sa para mund të ketë Harry, përsa kohë deri tani ka qenë i varur nga familja mbretërore?”. Dritare.net e ka përgjigjen. Lexojeni më poshtë!

Në një Question&Answer të publikuar më herët nga çifti mbretëror në Instagram, Harry dhe Meghan kanë sqaruar se “ata vlerësojnë aftësinë për të fituar të ardhura profesionale, të cilat në strukturën aktuale janë të ndaluar ta bëjnë.” Natyrisht, ne vetëm mund të shpresojmë që Meghan të vazhdojë me paditë. Por edhe nëse kjo nuk funksionin, ju bëjmë me dije se ajo dhe Harry janë shumë të pasur, sidomos Harry.

Le ta shpjegojmë më me detaje:

Ai ka një fond besimi nga stërgjyshja (mamaja e mbretëreshës Elizabeth II)

Në 1994, nëna e Mbretëreshës Elizabeth II, dy të tretat e parave të saj (rreth 19 milion paund) e la si fond besimi për nipërit dhe mbesat e saj, përfshirë William dhe Harryn. The Guardian raportoi se vëllezërve u ndanë rreth 6 milionë paund, të këtij besimi, në moshën 21 vjeçare, ku Harry mori pjesën më të madhe që vetëm të mos bëhej i pavarur nga mbretëria.

LEXO DHE :  Koronavirus/ Ja sa do të zgjasë epidemia në Itali!

Ai u bë dhe më i pasur në moshën 40-vjeçare

William dhe Harry do të ndanin një tjetër fond besimi të stërgjyshes së tyre, kur të bëheshin 40 vjeç. Ata ndanë 8 milionë paund, ndërsa mbesat e tjera (Eugenie dhe Beatrice), po ashtu morën disa miliona secila.

Princeshë Diana i la një trashëgimi

Sipas revistës Forbes, princeshë Diana i la dy djemve të saj, princit William dhe Princit Harry, 10 milionë dollarë dhe ata filluan të marrin dividentë vjetorë në moshën 25 vjeçare. D.m.th 450.000 dollarë në vit. Kjo shumë del e tepron për të jetuar si duhet. Si mos harrojmë: Princeshë Diana u ka lënë djemve të saj koleksione të pafundme të bizhuterive.

Ai merr një rrogë nga divizioni ajror britanik

Forbes gjithashtu raporton se Harry po merrte nga 50.000-53.000 dollarë si pilot i helikopteri për Ushtrinë, që është shumë më pak sesa burimet e tjera të të ardhurave, por përsëri fitim i mirë është.

Pra, sa është pasuria e tij neto?

Sipas  Celebrity Net Worth, pasuria e tij neto është 40 milionë dollarë. Kjo do të thotë që edhe nëse Meghan dhe Harry nuk ndjekin interesat e tyre për të fituar të ardhura, ata do të ishin sërish mirë./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.