
Tahiri: Ka politikanë që kanë vrarë, dhe sot janë në majat e politikës
E Martë 10 Shtator 2019, 17:05
Dritare.net

Tahiri ka hedhur akuza të forta ndaj politikanëve, pa përmendur me emra, duke akuzuar edhe për vrasje, e që sot janë në majat e politikës.
“Kam pritur dy vjet. Do pres edhe datën 19 që gjykata të japë vendim. Unë do merrem me drejtësinë, kjo është betejë. Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk kanë shkuar as në Prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Mua më intereson drejtësia dhe liria. Unë dua të jem i lirë.
Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike. Unë nuk po mendoj për këtë, por për drejtësinë time”, tha Tahiri./ I.M-Dritare.net

















