Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Surprizon TVSH, ja çfarë sjell falas për tifozët shqiptarë!

Surprizon TVSH, ja çfarë sjell falas për tifozët
Televizioni Publik Shqiptar do të sjellë për teleshikuesit shqiptarë në vitet në vijmi, një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, nga futbolli, te garat e shpejtësisë (Moto GP), te lojërat me dorë, atletikë dhe çiklizëm. Përmes një njoftimi në faqen e emisionit “Rubrika Sportive” në Facebook, njoftohet se TVSH do të transmetojë pa pagesë disa kompeticione futbollistike për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa bie në sy “Europiani 2020”.

Ja çfarë thuhet në njoftim:

Një “Buqetë sportive” për DITEN E VERËS!!!RTSH SIGURON FUTBOLLIN ELITAR PËR 5 VITET NË VAZHDIM!!! RTSH ka siguruar të Drejtën Televizive për gjithë eventet elitare të futbollit Botëror dhe Evropian!!!

– Europiani 2020 (faza finale)

– Nations League 2018/2019

– Nations League 2020/2021

– Ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për Euro 2020 dhe Botërorit 2022 … të gjitha në një ekran…RTSH. Paketës sportive të RTSH-së i shtohen edhe ekskluzivitetet ekzistuese të futbollit elitar si:

– Kupa e Konfederatave 2017 (ekskluzive),

– Kupa e Botës Rusi 2018 (ekskluzive),

– Kupa e Konfederatave 2021 (ekskluzive),

– Kupa e Botës Katar 2022(ekskluzive). RTSH tregon edhe një herë vëmendjen e veçantë që ka për “buqetën sportive” e cila në kanalin RTSH Sport do të jetë e plotësuar edhe me të tjera

EKSKLUZIVITETE:

– MOTO GP

– Europa League

– Kualifikueset e Evropës për Botërorin 2018

– Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2018

– Euroleague

– NBA (fazat finale)

– Roland Garros

– Tour de France

– Kampionati Botëror i Atletikës, Londër 2017

– Kampionati Shqiptar i futbollit, Superliga (1 ndeshje në javë)

– Kampionati Shqiptar i futbollit, Kategoria e parë

– Ndeshjet e ekipit Kombëtar U 21

– Kampionatet kombëtare të lojrave me dorë dhe Përfaqsueseve shqiptare të tyre…

Shumë shpejt, RTSH Sport do të ketë një programacion të ngjeshur me evente LIVE, emisione televizive si dhe edicionet e lajmeve. Gjithçka pa ASNJË pagesë shtesë…!