
Superiorja/ Përfundon Partizani-Laçi, ja rezultati!
E Shtunë 27 Prill 2019, 21:09
Dritare.net

Të dy skuadrat kanë ndarë pikët në këtë ndeshje, pasi rezultati ishte i barabartë.
Laçi i drejtuar nga Sulejman Starova kaluan të parët në avantazh, në minutën e 22-të me anë të shkodranit Ndriçim Shtubina, i cili shënoi saktë një 11-metërsh.
Barazimin Partizani e gjeti vetëm në minutat e fundit të takimit, me anë të mesfushorit vlonjat Bruno Telushi, i cili u rikthye pas një dëmtimi të gjatë.
Partizani tanimë ndodhet 11 pikë në sidtancë nga Kukësi, i cili luan me Teutën nesër.
Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e pestë, në kuotën e 45 pikëve./ I.M-Dritare.net

















