Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi terrorist në Berlin, agresori kaloi nga Maqedonia?

Sulmi terrorist në Berlin, agresori kaloi nga Maqedonia?

Një sulm terrorist tronditi Gjermaninë dhe opinionin publik botëror mbrëmjen e së hënës ku një kamion hyri me shpejtësi në një market Krishtlindjesh në afërsi të një kishe duke marrë përpara turmën e njerëzve që qëndronin aty, e më pas u përplas me një pemë, duke lënë  të paktën 12 të vdekur dhe 48 të plagosur.

Gazeta gjermane Bild ka shkruar se drejtuesi i kamionit i cili dyshohet të jetë një refugjat pakistanez 23-vjeçar ka mbërritur në Berlin në muajin shkurt nëpërmjet Ballkanit dhe quhet Naved B.

I dyshuari si autor i masakrës është mundur të kapet nga policia, por burimet  thonë se kanë gjetur të vdekur shoferin e vërtetë të kamionit një shtetas polak që transportonte trarë çeliku nga Polonia për në Gjermani.

Shoferi të cilit i është vjedhur kamioni u gjet pranë një kabine, ndërsa polica ka dyshime të forta që ai mund të jetë vrarë nga pakistanezi.

Policia e Berlinit u ka kërkuar qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe t’ju vënë në dispozicion të gjitha fotot dhe videot që mund të kenë në lidhje me këtë ngjarje, sepse kjo do t’i shërbente hetimeve. Por të mos publikohen foto apo video në rrjetet sociale që mund të dëmtojnë imazhin e viktimave.