Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stuhi të forta përfshijnë Sarandën dhe Vlorën, 1 viktimë dhe 3 të lënduar

Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e sotme qytetet bregdetare të Sarandës dhe Vlorës, duke shkaktuar probleme dhe dëme në disa zona.

Një punonjës i OSHEE në Himarë ka ndërruar jetë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi, i cili ishte pjesë e grupit të punës për sezonin, u dërgua në spital pa shenja jete. Sipas burimeve nga OSHEE, dyshohet se ai është rrëzuar nga shtylla elektrike.

3 persona janë lënduar dhe kanë kërkuar shërbim spitalor.

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erëra të fuqishme, kanë zgjatur vetëm pak minuta, por kanë qenë të mjaftueshme për të rrëzuar disa pemë dhe për të bllokuar qarkullimin.

Në Vlorë, përveç pemëve të rrëzuara, erërat e forta kanë dëmtuar edhe çadra e tenda të lokaleve, si dhe çadrat e vendosura në plazhe./L.F-dritare.net