Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stresi në burg, reagon e fejuara e tij, Kejsi

Stresi në burg, reagon e fejuara e tij, Kejsi
Pasi Stresit iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’ Kejsi ka bërë një postim në Instagram, ku mbështet të dashurin e saj. Dikush nga komentuesit i ka bërë një mesazh duke i thënë që mos e mbështet Stresin pas asaj që të ka bërë.

Kejsi si duket është acaruar nga ky mesazh dhe menjëherë i ka thyer përgjigje. Po këtë mesazh ajo e ka postuar në Instastory, duke iu dhënë përgjigje të gjithëve, në lidhje me qëndrimin e saj ndaj Stresit.

stresi-dhe-e-dashura-compressor-e1518355211209

"Të vetmit njerëz të trashë janë ata që japin opinion për këtë çështje pa pas fare të bëj me të. Unë nuk po bëj asgjë, përveçse po mbeshtes familjarë që janë në dhimbje për fëmijën e vet, ndërsa ti, si shumë të tjerë, i jepni gojës sikur duhet të më interesojë mua opinioni juaj. Shihni jetën tuaj se në momentin që dikush është duke kaluar veshtirësi, t’i biesh me shkelm, nuk del ti me e zgjuar se unë, që të dukem e trashë. S’ja uroj të keqen askujt në këtë botë, e jo me njerëzve që i dua, kshu po s’te pëlqeu ty, mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do të mbetet private, gjykimi yt, e si i gjithë botës nuk është problemi që interesoheni kaq shumë për mua dhe doni muhabete tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve një ditë. Kalofsh mirë", shkruan Kejsi./E.B-dritare.net