
Çfarë e shkakton bilirubinën e lartë në gjak. Përgjigjet pediatrja!
Dritare.net

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacione në lidhje me bilirubinën, një lloj pigmenti i cili është përbërësi kryesor i tëmthit.
Pediatrja thekson se vlerësimi i drejtpërdrejtë i bilirubinës mund të kryhet nga specialisti kur pacienti ka verdhëz ose kur vlerësohet funksioni i mëlçisë.
“Bilirubina është një pigment i verdhë-jeshile dhe është përbërësi kryesor i tëmthit. Është një substancë që prodhohet nga mëlçia, ( një pjesë nga shpretka, pas shkatërrimit të eritrociteve). Ruhet në fshikëzën e tëmthit dhe luan një rol të rëndësishëm në tretje. Vlerat mund të jenë të larta në disa sëmundje të mëlçisë por edhe në disa anemi të lindura. Rreth 85% e bilirubinës prodhohet nga shkatërrimi i hemoglobinës (proteina e pranishme në qelizat e kuqe të gjakut), ndërsa 15% e mbetur vjen nga degradimi i proteinave të tjera. Bilirubina mund të përkufizohet si direkte ose indirekte. Ne flasim për bilirubinë indirekte në fillim të procesit të asgjësimit të kësaj substance: domethënë kur bilirubina nuk është ende e tretshme në ujë dhe lidhet me proteinat e plazmës. Pra nuk mund të jashtëqitet në fece.
Për ta bërë këtë, duhet të lidhet me albuminën dhe të arrijë në mëlçi, ku lidhet me acidin glukuronik , bëhet i tretshëm dhe mund të ekskretohet në feces (bilirubinë e drejtpërdrejtë ose e konjuguar). Vlerësimi i drejtpërdrejtë i bilirubinës mund të kërkohet nga specialisti kur pacienti ka verdhëz ose kur duhet të vlerësohet funksioni i mëlçisë. Gjithashtu edhe në rast të dyshimit për anemi, obstruksion të traktit biliar, hepatit ose sëmundje të tjera të mëlçisë, (tumor i kokës së pankreasit, shumë rrallë)”, shkruan pediatrja./M.K-dritare.net

















