Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Standardet e dyfishta të vettingut po nxjerrin jashtë sistemit të drejtësisë toga të zeza që shihen si kërcënim për politikën!

Standardet e dyfishta të vettingut po nxjerrin jashtë sistemit të
Nga Av Denisa Daka

Prokurorja Antoneta Sevdari, njëkohësisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  u shkarkua dje me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.

Ajo kaloi shkallën e parë të vettingut, duke u zgjedhur më pas anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, detyrë të cilën nuk do të mund ta ushtrojë më paskësaj.

Që prej vitit 2002 ajo ishte pjesë e organit të akuzës si dhe e taksforcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Kam patur fatin ta njoh nga afër këtë zonjë për shkak të punës, një zonjë e patëmetë, një profesioniste e spikatur, me integritet absolut, nder e vlerë për sistemin e drejtësisë.

Kur Antoneta Sevdari u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të fitojë votbesimin në këtë rast, të gjithë koleget e mi e jo vetëm, besuam se një zë dhe erë e re do të frynte paskësaj, duke e parë këtë zonjë një garanci dhe vlerë të shtuar për funksionimin e këtij organi kaq të rëndësishëm, në vijim të reformës së drejtësisë.

Akuza e ngritur kundra saj, lidhur me mospagimin e taksave nga ana e bashkëshortit të saj emigrant në Greqi si dhe mosapelimi i një dosje të vetme e cila ishte në diskrecionin e saj për t'u ndjekur e vlerësuar absolutisht, u panë me dyshim dhe skepticizëm sot nga i gjithë komuniteti ynë.

Në karrierën e saj të gjatê, në morinë e çështjeve që ajo ndoqi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, si një prokurore që  përfaqësoi akuzën për shumë vite me radhë me dinjitet e profesionalizëm kryesisht, duke çuar në bankën e të akuzuarve njerëz me influencë e me kredite të forta politike, një prokurore e cila ushtroi funksionet e saj më së miri në respekt të ligjit e kushtetutës në çdo rast.

Ajo u ndëshkua dje me shumë gjasë pasi nuk pranoi në asnjë rast të kompromentohej e të vihej në shërbim të interesave të politikës, duke u parë si kërcënim në këtë rast.

Qëndrimi dhe vendimi i kolegjit të apelimit përveçse kontradiktor ishte dhe e i padrejtë, i cili krijoi një precedent të rrezikshëm në gjykimin e rasteve të tilla, duke nxjerrë padrejtësisht jashtë sistemit një profesioniste të zonja, një grua me integritet, nënën e dy fëmijëve njëkohësisht.

Ky vendim cënoi njëkohësisht standardet bazë dhe thelbin e kësaj reforme, duke humbur shansin e mirë për të nxjerrë jashtë sistemit prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, nëpërmjet një zëri të drejtë e të fuqishëm si Antoneta Sevdari e cila u përzgjodh me plot të drejtë e me bindje nga të gjithë ata që e votëbesuan për të qenë pjesë e organeve të vettingut duke rikthyer besimin e publikut tek drejtësia.

Ankimet e bëra nga KPK dhe kundra tre anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilat priten të gjykohen së shpejti nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, mund të fusin në një rast të ngjashëm me shumë gjasë në kolaps paskësaj, Këshillin e Lartë të Prokurorisë./dritare.net