
Video/ Goli i Bajramit, reagimi epik i komentatorit turk!
E Martë 18 Qershor 2024, 16:04
Dritare.net
Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian, duke realizuar golin më të shpejtë në sekondën e 23-të. Goli ka kapur në befasi jo vetëm shqiptarët, por edhe një komentator turk që po transmetonte live ndeshjen nga stadium i Dortmundit. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur dot gëzimin kur Nedim Bajrami gjeti rrjetën pas 23 sekondash lojë.
“Lojtarët e Interit janë në njëmbëdhjetëshen e Italisë sonte. Kemi një gjuajtje me dorë të rrezikshme. Ndeshja nisi me gol. Minuta e parë ka gol pas një gabimi në gjuajtjen me dorë. Ky është goli më i shpejtë në historinë e europianëve. Jemi duke u bërë dëshmitarë të momenteve historike.”, dëgjohet të thotë ai./K.C/dritare.net

















