Na ndiqni edhe në

Sport

Messi tek Interi? Veprimi i babait të yllit argjentinas shton spekulimet për transferimin e madh

Messi tek Interi? Veprimi i babait të yllit argjentinas shton spekulimet

Jorge Messi, babai i yllit argjentinas, Lionel Messi, ka zbarkuar në Milano. Sipas mediave italiane, mund të ketë një takim të mundshëm midis tij dhe Steven Zhang, i cili pritet të vijë Milano në orët në vazhdim.

Presidenti i Inter u ka kërkuar autoriteteve kineze që të udhëtojë drejt Italisë, për të ndjekur nga afër ecurinë e ekipit në Europa L dhe për t’u takuar kokë më kokë tranjerin Conte.

Babai i Messit, Jorge, ka marrë në pronësi një shtëpi në rrugën “Joe Colombo”, shumë pranë rrugës “Viale della Liberazione”, ku ndodhen zyrat e Interit. Të jetë vetëm një rastësi?!

Messi tek Interi? Veprimi i babait të yllit argjentinas shton spekulimet

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të administratorit të klubit, Beppe Moratta, grupi Suning po bashkëpunon me sponsorë të fuqishëm, për të sjell argjentinasin në Milano.

Mesa duket Messi tek Interi nuk është veç një ëndërr!/R.P/dritare.net