
Kombëtarja mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup!
E Hënë 24 Mars 2025, 22:10
Dritare.net
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luajti sot kundër Andorrës në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë.
Shqipëria ka shënuar tre gola ndaj Andorrës. Dy golat e parë u shënuan 20 minutat e para nga Manaj, ndërsa Uzuni shënoi në minutën e dytë shtesë në pjesën e dytë.
Kështu Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke parakaluar Letoninë dhe pas Anglisë kryesuese.
Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tru pikë dhe bëhet gati për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45./K.C/dritare.net

















