Spiropali: Reformat kanë dhënë efekt, borxhi publik është në rënie

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, njëherësh zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, ka folur në kuvend në lidhje reformat në ekonomi.

Spiropali, ka thënë se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë efektin e tyre, ndërsa ekonomia ka shënuar kthesë.

Spiropali është ndalur konkretisht tek borxhi publik, ndërsa ka thënë se ai është në rënie.

“Sot mbi diskutimet e buxhetit, ne si qeveri kemi si detyrë të prezantojmë në Kuvend një pasqyre sa më realiste  të gjendjes ekonomike në tërësi. Reformat nuk kanë qenë të lehta, disa prej tyre kanë qenë të vështira, por të domosdoshme për të bërë shtet. Reformat edhe pse me kosto publike, qëllim të vetëm kanë dhënien e fryteve në shërbemi të këtij viti. Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arritI në 4.1 %.  Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013. Asnjëherë nuk duhen harruar se në c‘derexhe i gjetëm financat publike. Reformat shtet-bërëse shënuan kthesën e madhe dhe kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshëm, por ne nuk kënaqemi, po janë për të siguruar se jemi në drejtimin e duhur. Sipas Bankës Botërore papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019″-tha ajo.

LEXO DHE :  Vuçiç në sy të Thaçit e Macron: 10 shtete do të tërheqin njohjen e Kosovës

“Buxheti i 2018 mundësoi arritjen e objektivave thelbësorë. Buxheti 2018, bëri të mundur që shtresat në nevojë u kompensuan me skemat sociale, të cilat ishin tejet transparente.  Politikat fiskale synojnë të mbajë në rënie borxhin publik në raport me prodhim e brendshëm bruto. Reforma ndaj informalitet shënoi rritje të të ardhurave. Borxhi publik ra në 68 %, duke vijuar trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi. Objektivi në afate të mesme është ulja e tij në 60% në vitin 2021”-tha  Spiropali më tej./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.