Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali: Meta tha se nuk pyet për Amerikën dhe Europën, sa të ketë Lulin e Monën

Spiropali: Meta tha se nuk pyet për Amerikën dhe Europën, sa
Pas konferencës për mediat të Presidentit Ilir Meta, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhënieve me Parlamentin,njëherësh dhe zëdhënësja e  qeverisë,  Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shkruan se që herët në mëngjes Ilir Meta tha se nuk pyet për Amerikën dhe Europën, sa të ketë Lulzim Bashën dhe Monika kryemadhin

"Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën - historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!", shkruan Spiropali./E.B-dritare.net