SPAK lejon takimin e avokatëve ndërkombëtarë me Erion Veliajn
Tuesday 14 July 2026, 10:10
Dritare.net

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lejuar avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ta takojnë atë, pas rreth 500 ditësh nga paraqitja e kërkesave të para.
Sipas informacioneve, vendimi është marrë disa ditë më parë. Më herët, kërkesat e avokatëve ndërkombëtarë për takim me Veliajn ishin refuzuar nga SPAK.
Avokatët ndërkombëtarë kishin deklaruar se synonin të takonin Veliajn për të dokumentuar çështje që, sipas tyre, lidhen me procedurat e ndjekura në hetimin ndaj tij, me synimin për t'iu drejtuar më pas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg./L.F-dritare.net