
Sot fluturoi Migjeni, në ditën e tij të lindjes
Dritare.net

Në fakt, sipas historisë, Migjeni u lind me 13 tetor 1911, por nga studimet e mëvonshme, data e lindjes është korigjuar duke e bërë atë 30 shtatorin.
Është publikuar edhe një certifikatë e indjes së Migjenit, faksimile e cila është në botimin e vitit 1989, përgatitur nga Moikom Zeqo dhe me parathënie të Ismail Kadare dhe botuar nga “Naim Frashëri”.
Në këtë certifikatë është korigjuar ditëlindja, dhe është përcatuar si 30 shtator 1911.
Por, përtej datës së lindjes, Migjeni mbetet një gjigand në letërsinë shqipe, ndërsa poema e famshme e tij, “Poema e mjerimit” është një pasuri e çdo kohe në vendin tonë.
Pikërisht, sot me 30 shtator, Migjeni, poeti i madh shqiptar, fluturoi në ditën e lindjes së tij, nga aeroporti që mban emrin e një tjetër shqiptareje të madhe, Nënë Tereza./ I.M-Dritare.net

















