Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Dita e Flamurit në SHBA, ja si ka ndryshuar simboli i amerikanëve në shekuj!

Sot Dita e Flamurit në SHBA, ja si ka ndryshuar simboli i amerikanëve
Sot SHBA-të festojnë Ditën e Flamurit, pasi si sot 242 vite më parë, më 14 qershor 1777, Kongresi miratoi flamurin kombëtar me vija dhe yje.

Flamuri iShteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar në shumë versione ndër shekujt.

Flamuri fillimisht ishte përdorur si pikë mbledhje për trupat e Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare. Megjithatë, ajo kishte një pamje dhe emër të ndryshëm – Flamuri i Unionit të Madh.

13 vija të kuqe dhe të bardha mbetën, por kryqet u hoqën dhe u zëvendësuan me 13 yje të bardhë në një fushë blu. Rezoluta nuk tha se si yjet duhet të organizohen, megjithatë ka pasur disa ndryshime, disa flamuj kishin yje të shpërndara në fushën e kaltër pa ndonjë dizajn specifik, ndërsa të tjerët i rregullonin ato në rresht ose rreth, si flamuri popullor Betsy Ross.

Flamuri u zgjerua në 1794 për të përfshirë 15 yje dhe 15 vija kur Kentucky dhe Vermont hynë në Bashkim. Ky version, i njohur si flamuri Garrison, ishte zyrtar nga viti 1795 deri në 1818, duke përfshirë edhe Luftën e 1812.

Gjatë betejës në shtator 1814, Francis Scott Key pa flamurin Garrison teksa fluturonte mbi Fort McHenry pas një dite dhe nate bombardimi nga britanikët. Udhëheqësit përfundimisht vendosën ta kthejnë në 13 vija për të simbolizuar kolonitë origjinale. Yjet do të shtoheshin atëherë kur shtetet e reja do të pranoheshin në bashkim. Kështu e morën flamurin që kanë sot.

Dita e Flamurit u bë aq popullore saqë u themelua zyrtarisht nga Presidenti Woodrow Wilson më 30 maj 1916. Megjithatë, Presidenti Harry Truman nënshkroi një akt Kongresi për të përcaktuar përgjithmonë 14 qershorin si Ditën e Flamurit Kombëtar./e.k-Dritare.net