Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot 100 vjet nga Traktati i Versajës, dhe dështimi i paqes

Sot 100 vjet nga Traktati i Versajës, dhe dështimi i paqes
Traktati i paqes, ose Traktati i Versajës u nënshkrua me 28 qershor 1919, duke i dhënë zyrtarisht fund Luftës së Parë Botërore, dhe duke sjellë paqe në botë, që nuk do të zgjaste shumë, pasi disa vite më vonë do të vinte lufta shkatërruese e Dytë Botërore.

Traktati  u nënshkrua më 28 qershor 1919, pikërisht pesë vjet pas vrasjes së Franz Ferdinand. Fuqitë Qendrore të tjera që ishin në anën e Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore janë trajtuar në traktate të veçanta. Edhe pse armëpushimi, i nënshkruar më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve aktuale, ai mori gjashtë muaj negociata në Konferencën e Paqes në Paris për të përfunduar marrëveshjen e paqes. Traktati u regjistruar nga Sekretariati i Lidhjes së Kombeve më 21 tetor 1919, dhe u botua në "Serinë e Traktateve të Ligës së Kombeve".

Traktati do të përbëhej nga 14 pika:

Katërmbëdhjetë pikat

  1. Nënshkrimi i traktateve të paqes, të cilat do të vendosnin stabilitetin politik ne bote.
  2. Liria absolute e lundrimit ne dete, jashtë ujerave territoriale, si ne paqe dhe ne lufte.
  3. Heqja për sa është e mundur e barrierave ekonomike dhe barazia ne tregtinë ndërkombëtare.
  4. Vendosja e baraspeshës se forcave ndërmjet Fuqive të Mëdha.
  5. Kufizimi i armatimeve.
  6. Rregullimi i çështjeve të kolonive.
  7. Zbrazja e territoreve të pushtuara të Rusisë.
  8. Të sigurohej vetëvendosja e kombeve.
  9. Përcaktimi i kufijve ne baze të grupeve etnike.
  10. Australia dhe Hungaria duhet ti jepej mundësia e zhvillimit autonom.
  11. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi të zbrazeshin nga trupat pushtuese. Serbisë i lejohej dalja ne det.
  12. Polonia fitonte pavarësinë dhe do të zgjerohej deri ne kufijtë ku jetonte popullsia greke.
  13. Zbrazja e territoreve të Francës dhe dhënia e Alsas-Lorenes.
  14. Krijimi i një organizate politike ndërkombëtare e cila do të garantonte ruajtjen e paqes ne botë.

Traktati i Versajës ka luajtur një rol të rëndësishëm nxitës në fillimin e daljes në skenë të Partisë Nacional - Socialiste (Partia e Punëtorve Nacionaliste – Socialiste Gjermane) dhe është një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Marshalli francez Ferdinand Foch dikur se, “ Vendimet e Trakktatit: Kjo nuk është paqe. Ajo është një armëpushim 20 vjeçare!"

Sot, megjithatë, bota përballet me më shumë sfida se kurrë më parë. Një nacionalizëm i ri dhe unilateralizëm, ushqyer nga populizmi dhe autoritarizmi, kërcënojnë stabilitetin e rendit ndërkombëtar. Presidenti francez Emmanuel Macron, paralajmëron për “demonët e vjetër” të periudhës së dy luftërave, të cilët janë zgjuar sërish.

“Kjo është një tjetër arsye pse ‘Versaja’ sërish na duket kaq afër”, thotë Historiani nga Marburgu, Eckart Conze,/ I.M-Dritare.net