Skandali i sulmuesit të ri të Tiranës, përfundoi në orgji me prostituta
E Martë 20 Qershor 2017, 15:03
Dritare.net
Sipas raportimit të medias ugandeze “watchdog.co.ug”, sulmuesi Junus Sentamu kryente rolin e ndërmjetësit për të siguruar prostitutat për veten dhe shokët e tij të skuadrës. Për më tepër, duke qenë se ai nuk siguroi dot një numër të mjaftueshëm për t’i plotësuar të gjithë të përfshirit në këtë skandal, disa prej futbollistëve përfunduan duke bërë orgji.
Pas zbulimit të këtij veprimi, Junus Sentamu u pezullua nga kombëtarja por nuk u largua nga grumbullimi në mënyrë që skandali të mos zmadhohej më shumë. Sulmuesi 22vjeçar nuk u aktivizua asnjë minutë gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës.