Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sipas shenjës së tij astrologjike, ja si ta joshni një mashkull

Sipas shenjës së tij astrologjike, ja si ta joshni një mashkull
Sapo keni takuar dikë që ju pëlqen, por nuk dini si ta joshni? Ja fjala që ai dëshiron të dëgjojë për t'u afruar me ju.

Dashi. Atij i mungon besimi në vetvete dhe dyshon tek aftësitë e veta. "Besim" është fjala që ka nevojë të dëgjojë për të filluar një marrëdhënie me ju.

Demi. Ai adhuron përrallat dhe e ka me qejf të flasë për dashurinë. Me fjalën "romancë" do e bëni edhe më shumë për vete.

Binjakët. Kureshtar dhe i qetë, një person i kësaj shenje adhuron të jetë i lirë dhe do të dëgjojë fjalën "aventurë".

Gaforrja. Ai është super i ndjeshëm dhe romantik që ëndërron martesën dhe do të dëgjojë fjalën "angazhim". Jeni gati për një hap kaq të madh?

Luani. Sipas Dritare.net, ai dëshiron t'iu gjejë zgjidhje problemeve dhe kërkon që tjetri të "pranojë" të bëhet bashkë me ta.

Virgjëresha. Ajo që i pëlqen të lindurit nën këtë shenjë është finesa e shpirtit. fjala që do të dëgjojë është "inteligjencë".

Peshorja. Një personi të kësaj shenje të ekuilibruar nuk i intereson asgjë më shumë sesa të dijë se tjetri ndihet mirë pranë tij dhe ta "vlerësojë".

Akrepi. Shenja më misterioze e zodiakut nuk e duron dot mungesën e "ndershmërisë". Mbajeni mend mirë këtë gjë.

Shigjetari. Etja e një personi të kësaj shenje për "njohuri" është e pandalshme. Po juaja?

Bricjapi. Objektivat e motivojnë një person të kësaj shenjë kështu që nxitni "ambicien".

Ujori. Mos ngurroni t'i flisni edhe për "miqësi" një personi të kësaj shenje që ka nevojë përherë të jetë i rrethuar.

Peshqit. "Humor" është fjala që i përshtatet një personi të kësaj shenje kështu që mos reshtni së e shprehuri nëse doni ta bëni për vete. /A.S- Dritare.net