
Siguria ushqimore/ Avokatja: Ndryshimet në ligj të vonuara, burgu nuk zgjidh problemin në këtë rast
Dritare.net

“Falenderoj mediat për rastet sporadike që prekin fëmijët tanë. Janë të vonuara ndryshimet në Kodin Penal, nga gjobë parashikohet në burg. Drafti ka probleme që duhen zgjidhur, ndërsa burgun nuk e mendoj si zgjidhje. Duhet informimi të jetë në mënyrë përmamente te agronomi.”- u shpreh avokatja.
Shpëtim Nazarko Unë kam pasur rastin ta shoh prodhimin e zotit Luan si farmaci. Problemi duhet parë nga lart. Fshatari jonë ka të gjitha instrumentat, vetë e mbjell, vetë e korr, vetë e shit. Vjen në qytet me 10 kg domate dhe kthehet me 8 kg domate, ato kalben dhe detyrohet t’i hedhë hormone. Nuk është kjo situata, situata nuk zgjidhet as me burg, as me asgjë zgjidhet me filozofi. Është problem shumë i thelluar. I them shqiptarëve që ato të huajat janë 100 herë më të këqija. Në shumicën e rasteve ka të bëjë me llogjikë fillestare./K.C/dritare.net

















